Opel Meriva.

Jeto jetën me modelin e ri të Opel Meriva. Makinë e re e ndërtuar vetëm për ju me fleksibilitet dhe rehati fantastike e shoqëruar me performancë elegante.

Qëllimi dhe stili bindës e bënë të veçantë Opel Meriva. Ky model e vë në shprehje gjuhën e dizajnit të Opelit në aspektin e "skulpturës së artit dhe saktësisë gjermane".

Forma e saj është në fokus të njëjtë sikur Opel Insignia dhe Opel Astra. Si brenda ashtu edhe nga jashtë, Opel Meriva ofron një ambient të këndshëm. Harmonizimi i stilit të brendshëm e bartë të gjithë pjesën e kontrollit duke filluar prej panelit të instrumenteve deri tek dyert.

Pjerrësia e vijave qëndrore të këtij modeli të krijon ndjenjën e hapësirës së gjërë të makinës. Hapësira të gjëra, ulëse komode, ndriçim të lartë, përdorimi i materialeve kualitative së bashku me standardet e larta krijojnë një përshtypje mbresëlënëse dhe të qëndrueshme.

Kudo që të shikoni do gjeni risi. Opel Meriva e re karakterizohet me befasira të panumërta si nga përmbajtja e brendshme ashtu edhe nga pamja e jashtme.