
Më 22 dhjetor, 1878 në qytetin Bonfol në Zvicër ka lindur Louis Chevrolet Joseph. Për shkak të gjendjes financiare të dobët të familjes së tij e përbërë me 7 vëllezër dhe motra, ai u detyrua që në moshën 11 vjeçarë të largohet nga shkolla për të gjetur punë. Punoi si shitës të biçikletave në Roblin, ku edhe i mori bazat e mekanikës.
Përgjatë kësaj përvoje të punës ndodhi edhe legjenda e njohur, sipas të cilës derisa Louisi ka qenë duke punuar në punëtorinë Roblin, hyn një amerikan, motocikleta e të cilit ishte prishur dhe kërkonte ndihmë për t'a rregulluar atë. Zotëri Roblin i vetëm nuk mund ta kryente këtë punë, mirëpo, Loisu me shkathtësitë dhe talentin e tij e mbaroj punën me sukses.
Sipas legjendës, ky amerikan nuk ishte tejtër person, perveç se një ndër personat më të pasura në Amerikë me emrin Vanderblit. I fascionuar nga talenti i Louis Chevrolet, ai e merr me vete në Amerikë. Në ndërkohë në jetën e Louis Chevrolet vendosi gjurmë William Durant një biznesmen i fuqishëm dhe multimilioner, i cili ishte udhëheqës i kompanisë Buick.
Durant ka investuar shumë para në gara dhe në të vërtetë ka kaluar shumë shtigje me anë të Louis Chevrolet. Louis Chevrolet nuk ishte vetëm një shofer, por ishte i përfshirë në zhvillimin e makinave të reja, siç është gara e famshme Bug Buick, i cili ishte model më i përparuar në atë kohë. Në vjeshtë të vitit 1908 Chevrolet së bashku me Durant vendosën themelet e General Motors, si një kompani e fuqishme për prodhimin dhe furnizimin e pjesëve automobilistike.
Sot, Chevrolet është një prej emrave më të famshëm të automobilave, jo vetëm brena Shteteve të Bashkuara por në mbarë botën. Flutura e artë e Chevroletit është një simbol i projektimit të lashtë dhe optimizmit që e frymëzoi Louis Chevrolet për të emigruar në Amerikë më shumë se 100 vjet më parë.